Nga Shqipëria / E Hënë 22 Shkurt 2021, 21:09

E fundit/ Mbërrijnë 8190 doza të Pfizer, Rama i pret në Rinas

Ashtu siç raportoi sot Manastirliu, këtë mbrëmje kanë mbërritur në vendin tonë 8190 doza të kompanisë Pfizer. Avioni me dozat e vaksinave zbriti pak më parë në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit.

Për t’i pritur isht kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Nga nesër intensifikojmë vaksinimet. Kemi ambicien për të gjithë stafin mjekësor. Këta javë jemi edhe në Kukës, Korçë dhe Berat, hapim edhe aty procesin e vaksinimit”, tha Manastirliu.