Nga Shqipëria / E Hënë 22 Shkurt 2021, 19:07

'Kam parë babin tu e mbyt nënën', Antonela mes lotësh: Na kërcënonte se do na vriste

Në puntatën e sotme të "Përputhen", Antonela i ka përlotur të gjithë me historinë e saj tronditëse. Antonela tregoi se ka patur një jetë të vështirë dhe se i ati i saj, i cili nuk jeton më, dhunonte nënën e saj.

Antonela tha se ngjarjet që ndodhën dje në "Përputhen Prime", i kujtuan ngjarjet që ka kaluar në familje. 

"Mu kujtuan ca gjëra që kam kaluar në familje. Mu kujtua babi që nuk jeton më dhe atë rrëmujën që na bënte në shtëpi mua dhe familjes dhe mamit, kujtoj atë pjesën që po bërtisnin të gjithë dhe s’ndalonte më situata, e humba me dolën lot vetvetiu.

Më kujtohet natën e fundit që na ka nxjerrë nga shtëpia dhe jemi ndarë aty. kemi shkuar në Itali se ai kërcënonte se donte të na vriste neve dhe nanën. Kemi shkuar në Itali me një veshje ne trup e me asgjë tjetër .

Pas një viti s’kishim dokumenta akoma dhe më thotë dikush në Facebook ngushëllime për babin. Më ka mbetur merak që s’kam qenë në varrim, por nëna ime është një person i fortë që s’na ka bërë ta ndjejmë mungesën e babit, megjithatë ai duhet.

Ne jemi 4 fëmijë dhe po të na kishte lënë dhe nëna s'e di ku do ishim.
Kemi shkuar në Itali dhe u dorëzuam në polici që të na ndihmonin dhe na thanë s’kemi çfarë t'ju bëjmë, ikni ku të doni.

Kishim dhe vëllain 4 vjeç, binte shi atë ditë, del mami me pasaporta dhe thotë s’na pranojnë. Shefi i policisë e pa këtë skene dhe na strehoi, për dy vite jetuam në një qendër pastaj gjetëm punë dhe ia dolëm disi. Mami la gjithë jetën e saj këtu se ishte mësuese matematike dhe ka punuar dhe si pastruese në Itali.

E kam pa babin gati tu e mbyt nënën dhe s’kam mundur të bëj gjë, se s’kisha çfarë t’i bëja", tregoi Antonela mes lotësh.