Nga Shqipëria / E Hënë 22 Shkurt 2021, 18:06

Eneda konfirmoi largimin, zbulohet prezantuesja e re e 'Portokallisë'

Tre ditë më parë me anë të një postimi në Instagram, Eneda Tarifa konfirmoi largimin nga “Portokalli”, duke u shprehur se tani e tutje do të jetë e fokusuar tek projektet muzikore.

Ditën e sotme në media po shkruhet se Nevina Shtylla do jetë prezantuesja e re e “Portokalli”. “Revista Who” bën të ditur se Nevina është parë shpesh në mbledhje me stafin e programit pak para nisjes së emisionit.

Detaje të tjera priten të zbulohen në vazhdim.