
Graciano, një nga djemtë më të komentuar të "Përputhen", ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Why Not” në RTV Ora, ku gjatë intervistës nuk munguan deklaratat e tij të forta duke qenë se ai njihet si një personazh që i thotë gjërat troç.
Gjatë bisedës me Roza Latin, Graciano tregoi se nuk kanë munguar ngacmimet nga konkurrentët meshkuj në program.
Roza: Të kanë ngacmuar djemtë e "Përputhen"? Se kështu kam dëgjuar.
Graciano: Një djalë që ka dalë nga aty më ka thënë dhe një tjetër që është brenda akoma.
Roza: Një djalë që është tek "Përputhen" të ka ngacmuar?
Graciano: Po, njëri që është brenda dhe tjetri që është jashtë emisionit.
Roza: Ai që ndodhet brenda është duke u njohur me një vajzë aty?
Graciano: Po kamuflohet!
Roza: Po çfarë të tha?
Graciano: Donte ca çaste të zjarrta, je shumë i nxehtë thonte.