Nga Shqipëria / E Hënë 22 Shkurt 2021, 16:04

Tmerr në Pogradec/ Qentë lihen nën temperatura të ulta dhe të lidhur me zinxhirë

Dhunimi i kafshëve vazhdon të jetë një problematikë në vendin tonë. Pavarësisht thirrjeve të shumta nga organizata për mbrojtjen e kafshëve, keqtrajtimi i tyre vazhdon.

Animal Rescue Albania ka publikuar disa video të filmuara në Pogradec ku shihen disa qenë të lidhur me zinxhinë në temperatura nën zero.

Organizata bën të ditur se Bashkia Pogradec ka punësuar njerëz për të transportuar qentë në një magazinë në periferi ku janë lënë në kushtme të tmerrshme derisa kanë ngordhur. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Animal Rescue Albania (@arsalbania)

Statusi i organizatës: "

Nese ka nje vend simbol ne vrasjen dhe trajtimin monstruoz te qenusheve qe kemi hasur gjate gjithe eksperiences tone ne ndihme te kafsheve, ky eshte Pogradeci.

Kemi dokumentuar vete se si Bashkia kishte punesuar nje person qe kapte dhe transportonte qenushet ne nje ish magazine ne periferi larg qytetit, e ku aty, ne ambiente tmerri qe vetem neper filma i kishim pare me pare, qenushet mbaheshin here lidhur e here zgjidhur, pa ushqim, te zhytur mes fekalesh, me tmerrin ne syte e tyre qe nuk mund te harrohet kurre. Qen te semure, kelyshe pa sy, derra e kuaj qe therreshin ne te njejtin ambient, sdo mund te na largohet kurre nga mendja. Arritem te largonim rreth 35 qen, ne temperaturen -12 grade dhe ne nje debore qe na paralizonte duart dhe mjetet për te levizur.

Morem premtimin nga Bashkia se kjo situate nuk do perseritej me, por ashtu sic edhe nuk kishim asnje dyshim, thjesht sa liruam vendin per shume e shume qenushe te tjere.

Sot pas 4 vitesh, jemi perpara nje situate thuajse identike. Nje tufe qensh te hedhur anes rruges, te ngrire nga i ftohti qe i mori jeten, pasi ishin lidhur ne nje prej rreth 40 trungjeve qe mbanin te lidhur ne mes te fushes rreth 40 qen, pa ushqim, pa uje, qe prisnin vdekjen nen debore e akull.

Personi, nje tjeter ish punonjes i Bashkise Pogradec, nje tjeter monster qe per arsye te perfitimit te disa kileve ushqim per qent, qe ja jepte derrave, mbante dhe torturonte qent qe kapte ne qytet.

Bashkia reagoi,

bashkia u zotua se ska gisht,

bashkia publikoi nje kallezim penal.

A duhet besuar bashkia Pogradec?

Ne nuk e dime se cfare ka ndodhur ne te vertete, por nje detaj bie ne sy ne reagimin e bashkise. Megjithese ata shprehen te indinjuar ne reagimin e tyre, megjithese ne komunikime private ata e identifikojne fajin te ish punonjesi i tyre, ata perseri, depozitojne nje kallezim anonim, pa emer e mbiemer.

Ky veprim sigurisht tregon se me se paku ata nuk e kane deshiren ti shkojne ne fund kesaj historie.

Megjithate reagimi juaj, beri qe ata te tremben, te levizin, mbase te ndalen.

Urojme qe keto skena nuk do te perseriten serisht, urojme megjithese nuk mundemi ta besojme kete gje.

Ju lutemi reagoni, denonconi.

Zeri juaj i tremb"