Nga Shqipëria / E Hënë 22 Shkurt 2021, 14:02

Solli në jetë fëmijën para kohe, 28-vjeçarja nga Elbasani humb jetën nga Koronavirusi

Një 28-vjeçare nga Elbasani ka humbur jetën nga Koronavirusi ditën e sotme. “ABC News” ka bërë me dije se ajo ndërruar jetë në një prej spitaleve Covid në kryeqytet.

Mësohet se e reja ishte shtruar prej disa ditësh dhe nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

28-vjeçarja ishte shtatzënë dhe për shkak të gjendjes së rënduar, mjekët janë detyruar ta nxjerrin foshnjën me ndërhyrje cezariane, në muajin e shtatë.

Fatleqësisht, e reja nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa fëmija gëzon shëndet të plotë.

Po ditën e sotme ka humbur jetën dhe një 17-vjeçar nga Elbasani, si pasojë e Koronavirusit. Ai ishte i shtruar që prej një jave te Infektivi dhe nuk dihet ende nëse kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. (Lexo këtu)

Burimi: "Abc News"