
Mbrëmjen e djeshme në “Përputhen Prime”, Sindi tha se është prekur kur Juli i ka konsideruar “perverse” sjelljet e saj. "Mua më rëndoi shumë fakti që ti më the se jam perverse, mua më duket shumë shumë e rëndë. Për këtë e kisha kur thashë se janë komente seksiste", tha ajo.
Në debatin e konkurrenteve ndërhyri dhe opinionisti Arjan Konomi i cili tha se termi “pervers” do të thotë zgjedhje jo e zakonshme dhe ai ia ka thënë i pari Sindit, në lidhje me zgjedhjet e djemve në program.
Rreth komentit të Arjanit dhe situatës së krijuar në studio ka reaguar ish-konkurrentja e “Përputhen 1”, Ina Kollçaku.
"Sapo kuptova që fjala perverse qenka krijuar nga Arjan Konomi dhe ka kuptim një zgjedhje jo e zakonshme. O Zot! Seksizmi është term i lidhur vetëm me paragjykimet me bazë gjinore. Psh: Vajzat/gratë veshin rozë. Pse ke veshur bluzë rozë si vajzë? Djemtë/ Burrat punojnë në ndërtim. Pse burrë je ti të punosh në ndërtim?
Fjala femër madje është traumatike për një feministe, nëse nuk po përdoret vetëm për seksin, psh në pasaportë. Vajzë dhe grua është i vetmi term i saktë. Unë kur dëgjoj “jemi femra” më vjen të vdes!
Ngacmimi seksual nuk është seksizëm. Ngacmimi seksual është ngacmim seksual! Seksualisht ngacmohen vajzat, djemtë, homoseksualët, biseksualët, transseksualët dhe unë si sapioseksuale sa herë dikush thotë diçka idiote!
Ju përshëndes tani! Zoti mbroftë adoleshentët që kanë këto shembuj! Uroj të harrojnë me moshë ça kanë dëgjuar sot! Ju lutem, blini një libër!”, ka shkruar ajo.