
Në puntatën e djeshme të “Përputhen Prime”, Atdheu i dhuroi një puthje konkurrentes së re, Sarës.
Ish-konkurrentja e programit, Ana, e cila ishte në rolin e opinionistes tha se nuk kishte ndjenja në puthjen e Atdheut dhe se ai ishte dridhur kur ka puthur atë, ndryshe nga puthja me Sarën.
Ana: Unë e di kur Atdheu është i emocionuar dhe ai e di më mirë se unë që nuk ka emocion. Le ta puthi 10 herë, nuk përbën sens, kupton? Rrugëtimi ynë është mbyllur me kohë por në rastin konkret është më mirë t’i bësh gjërat kur i ndjen. Ti dridheshe kur më puthe mua. Kurse tani ti je thjesht...
Atdheu: Sara dridhesha unë?
Ana: Po unë të shoh m se i kam sytë në ballë
Atdheu u çua dhe shkoi drejt Sarës. Dyshja u puthën sërish në studio.
Sara: Po dridhet i tëri
Ana: E njoh Atdheun, e kam pasur para teje e dashur, ai mund të çohet të puthi 10 goca nuk përbën ndonjë ndryshim