Nga Shqipëria / E Diel 21 Shkurt 2021, 23:11

‘Cila ka qenë puthja më e mirë?’, Atdheu zgjedh mes Anës dhe Sarës

“Cila ka qenë puthja më e mirë?” Ishte kjo pyetja e sikletshme që moderatorja Bora Zemani i bëri Atdheut në puntatën e sotme të “Përputhen Prime”. Ajo e vuri të zgjidhte mes Sarës dhe Anës.

Puthja për Anën ishte një puthje lamtumire, ndërsa për Sarën një puthje për t’i uruar mirëseardhjen. Atdheu zgjodhi puthjen me Anën, duke thënë se me të ka kaluar më shumë kohë.

“Me Anën kam kaluar më shumë kohë, me Anën ka qenë më e bukur. Me Sarën jam në atë rrugë”, tha ai.

Konkurrenti i dhuroi Sarës tre puthje të tjera vetëm mbrëmjen e sotme.