I ati i këngëtares Vesa Luma është ndarë nga jeta vite më parë. Ajo e kujton shpesh në rrjete sociale, ku dhe i dedikon fjalë nga më të ndjerat, siç ka bërë dhe sot.

Vesa ka ndarë në Instagram një pjesë të këngës “Sa mall”, të cilën ja ka dedikuar babait. Këngëtarja ka shkruar se nuk është e vërtetë që koha i shëron plagët dhe që i mungon shumë i ati.

“Sikur të ishe me ne… të shihje nipat e mbesat që po rriten shpejt dhe që nuk patën fatin të takojnë gjyshin e tyre. Nuk e di kush e ka shpikur fjalinë koha shëron plagët, por nuk ka lidhje me realitetin. Na mungon Babi”, ka shkruar ajo.





