Nga Shqipëria / E Diel 21 Shkurt 2021, 15:03

'Pata shumë frikë, mendova se do i braktisja fëmijët', Gent Zenelaj flet për luftën me Covidin

Aktori shumë i dashur për publikun, Gent Zenelaj kaloi një betejë shumë të vështirë me koronavirusin dhe ditët e tmerrshme që kaloi i rrëfeu së fundmi i ftuar në programin “Fitstation”.

Genti u shpreh se mushkërinë e ka pasur në formën më të rëndë dhe pati shumë frikë për jetën.

"E kalova vetë në kurriz është një sëmundje e tmerrshme. Unë kam pasur 55% prekje të mushkërisë. E kam kaluar në formën më të rëndë të mundshme dhe një djalë që deri në nëntor zhytej 20 metra dhe në 4 janar nuk lidhja dot këpucët, nuk bëja dot një korridor. Do kujdesin maksimal, nuk duhet anashkaluar në asnjë moment, sepse bën kthesë brenda ditës. Pata shumë frikë për fëmijët, mendova që i braktisa në momentin më delikat të jetës së tyre. Kisha frikë dhe për veten, por kisha një frikë shumë të madhe për familjarët e mi", tregoi Genti.