Nga Shqipëria / E Diel 21 Shkurt 2021, 15:03

'Laji këmbët ndonjëherë', Ana i gjuan me këpucë gazetarit mes emisionit

Sot në rubrikën "Trotuar" në "E diell" janë ftuar disa nga ish-konkurrentët më të komentuar të "Përputhen" si Shqipe Hysenaj, Fation Kuqari dhe Ana Lleshi, e cila është bërë pjesë e kësaj rubrike prej kohësh.

Tema e sotme ka qenë mbi mëkatet e Shqipes e teksa jepte opinionin e tij, Bledi e quajti ish-konkurrenten inferiore. Këtu mes Bledit dhe Shqipes plasi debati. Pas sulmit që Bledi i bëri Shqipes, Ana hoqi këpucën dhe i gjuajti.

"Mos Ana, jo të lutem", i tha moderatori Bledi Manushi, por Ana nuk e dëgjoi dhe i gjuajti Bledit. Ky i fundit ia ktheu: "Laji këmbët ndonjëherë", duke shkaktuar shumë të qeshura në studio.

"I kam larë", i tha Ana.