Nga Shqipëria / E Diel 21 Shkurt 2021, 13:01

Nga Margarita Xhepa te Tinka Kurti, nis vaksinimi i figurave të artit e politikës

Paraditen e kësaj të diele ka nisur vaksinimi i disa personaliteteve të njohura të artit dhe politikës shqiptare, që janë në të 80-tat e tyre.

Procesi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, ku kanë mbërritur figurat e para si Dhimter Anagnosti, Aleksander Meksi, Roza Anagnosti, Margarita Xhepa, Alfred Moisiu, Piro Milkani, Reshat Arbana, Besim Elezi, por këto personalitet nuk do të jenë të vetmet që do të vaksinohen gjatë ditës së sotme.

Kryeministri Rama tha se personalitetet do të jenë të parët që nisin një proces të tillë dhe do të vazhdojë me personat e zakonshëm.

Burimi: balkanweb