Nga Shqipëria / E Diel 21 Shkurt 2021, 13:01

'Do ta vë alarm gjumi', Melisa arrin 1 milion shikime me këngën e re, komentuesit e sulmojnë

Dy ditë më parë Melisa debutoi në muzikë me këngën e saj të parë "U kry", duke realizuar kështu pas 7 vitesh ëndrrën e saj. Kënga sot ka arritur 1 milion klikime, një sukses ky për Melisën duke qenë se rrallëherë këngët e para arrijnë kaq shumë shikueshmëri.

Ndërkohë përpos shikimeve, kjo këngë ka marrë dhe komente të shumta, shumë prej të cilave e akuzojnë Melisën për autotune.

Të tjerë kapin detaje si getat e grisura apo faktin që djemtë rregullojnë skenën prapa saj.

"Do ta vej alarm gjumi këtë këngën që të zgjohem 10 minuta para se të bie alarmi që ta fik", shkruan një komentues.

Të tjerë shkruajnë se kënga u pëlqen shumë, ka ritëm dhe komentuesit me ofendime po kërkojnë vetëm vëmendje.

"Pse jeni kaq njerez cmirusha? Kerkoni vemendje me ca batuta ordinere qe pretendoni se jane funny... kur ne te vertet thjesht tregoni ligesine dhe xhelozine qe ju buron nga brenda!! Melisa ke dal nje cop yll, videoclip me standarde profesionale. Te uroj shume suksese karamele", shkruan një komentuese.