Arbenita dhe Fero do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Lajmi i ëmbël u mësua një ditë pasi çifti deklaroi se ishin martuar duke publikuar edhe foto nga dita e celebrimit.

Nga fotot e realizuara atë ditë u zbulua se Arbenita është shtatzënë dhe në muajt e fundit të shtatzënisë.

Sot “Prive.al” ka mësuar nga burime pranë çiftit se Fero dhe Arbenita do të bëhen prindër të një vajze. Gjithashtu është bërë e ditur se këto kohë, Arbenita po qëndron në Kosovë, ku edhe ka zhvilluar kontrollet rutinore për shtatzëninë e saj.

