Një vajzë 17-vjeçare ka parashikuar vrasjen e saj disa orë para në llogarinë e saj në rrjete sociale. Cristiane Carvalho Guimaraes nga Brazili në postimin e saj dha edhe emrat e dy vrasësve të saj duke treguar se kishte hyrë në borxh 3,000 real brazilianë ($450) me bandat e drogave.
"Jam këtu për t’i thënë lamtumirë të gjithëve. Do të vdes së shpejti. Ata do të njoftojnë vendndodhjen e trupit tim", shkruante e reja.
Një ditë pas vrasjes, nga profili i viktimës u zbulua vendndodhja e trupit të saj, por kjo besohet se është shkruar nga vrasësi.
Postimi mbyllej në fund me inicialet ‘CV’ duke iu referuar bandës kriminale vendase ‘Comando Vermelho’.
Sipas hetuesve vrasësi i vërtetë i të resë ka dashur të fajësojë bandën për të larguar dyshimet nga vetja dhe besohet se tragjedia në fjalë është vrasje nga partneri dhe nuk ka të bëjë me kontrabandën e drogave.
Hetuesit besojnë se edhe postimet e mëhershme për njoftimin e vdekjes janë bërë nga vrasësi i saj.

