Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Shkurt 2021, 20:08

Disa orë para vrasjes, 17-vjeçarja njofton vdekjen në rrjete sociale

Një vajzë 17-vjeçare ka parashikuar vrasjen e saj disa orë para  në llogarinë e saj në rrjete sociale. Cristiane Carvalho Guimaraes nga Brazili në postimin e saj dha edhe emrat e dy vrasësve të saj duke treguar se kishte hyrë në borxh 3,000 real brazilianë ($450) me bandat e drogave.

"Jam këtu për t’i thënë lamtumirë të gjithëve. Do të vdes së shpejti. Ata do të njoftojnë vendndodhjen e trupit tim", shkruante e reja. 

Një ditë pas vrasjes, nga profili i viktimës u zbulua vendndodhja e trupit të saj, por kjo besohet se është shkruar nga vrasësi.

Postimi mbyllej në fund me inicialet ‘CV’ duke iu referuar bandës kriminale vendase ‘Comando Vermelho’.

Sipas hetuesve vrasësi i vërtetë i të resë ka dashur të fajësojë bandën për të larguar dyshimet nga vetja dhe besohet se tragjedia në fjalë është vrasje nga partneri dhe nuk ka të bëjë me kontrabandën e drogave.

Hetuesit besojnë se edhe postimet e mëhershme për njoftimin e vdekjes janë bërë nga vrasësi i saj.