Një 62-vjeçar nga Fieri jeton prej 13 vitesh si endacak, në mungesë të një shtëpie ku të strehohet. Enver Hodaj është braktisur nga katër fëmijët e tij, të cilët nuk i ka parë që pas divorcit nga bashkëshortja.
Hodaj ka 8 vjet që fle në makinë, të cilën e përdor dhe për punë. Ditën ajo i shërben si taksi për të nxjerrë bukën e gojës. Për higjienën personale atij i shërben uji i lumit Vjosë.
Fëmijët e tij jetojnë në Itali dhe Gjermani nuk gjatë kësaj periudhe nuk kanë tentuar ta ndihmojnë, apo të komunikojnë me të.
“Unë jetoj këtu. Në këtë makinë, këtu fle gjumë, me këtë jetoj. Vjen ndonjëri hipën në makinë edhe punoj si gjithë të tjerët, të ha një copë byreku, të mbaj shpirtin gjallë. Kjo është jeta ime. Me djalin e madh kam folur vetëm pak, me të tjerët nuk kam pasur asnjë lloj kontakti. Mendoj se do ketë drejtësi, dikujt do t’i shkojë fjala në vesh”, është shprehur ai për “Top Channel”.
