Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Shkurt 2021, 13:01

Zbulohet arsyeja pse 24-vjeçari dhunoi mjekun: Deklarata e plotë e QSUT-së

Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi ka dhunuar mjekun Petrit Gjorgji në QSUT. I riu është i afërmi i një pacienti në këtë spital.

Drejtoria e QSUT-së ka reaguar rreth ngjarjes në fjalë, duke bërë të ditur dhe arsyen. Në deklaratë thuhet se incidenti ka ndodhur pasi mjeku ka qenë duke ndihmuar një pacient të shtruar, i cili kishte rënë nga krevati. QSUT u ka bërë thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen.

Deklarata e plotë:

Sqarojmë se incidenti ka ndodhur pasi mjeku ka qënë duke ndihmuar një pacient të shtruar në Njësinë e Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme i cili kishte rënë nga krevati. Rezulton se familjari i pacientit ka sulmuar mjekun ndërkohë që ky i fundit ka qënë duke dhënë ndihmë tek pacienti. Pas kallzimit nga ana e mjekut, kjo çështje po ndiqet nga organet kompetente.

Drejtoria e QSUNT dënon aktin e dhunës të ushtruar ndaj mjekut  dhe u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen.

I bëjmë apel opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin e tyre human për shpëtimin e jetëve njerëzore.

Burimi: "Abc News"