Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Shkurt 2021, 12:12

E rëndë në Tiranë/ 24-vjeçari dhunon mjekun pranë QSUT-së

Një 24-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga nga policia, pasi ka goditur mjekun e një spitali. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka goditur mjekun e një spitali”, ka njoftuar policia.

“Abc News” ka bërë me dije se mjeku që është dhunuar nga i riu është Petrit Gjorgji. Ai është mjek pranë urgjencës së QSUT në kryeqytet. Konflikti ka ndodhur ditën e djeshme. “Abc News” shkruan se 24-vjeçari është i afërmi i një pacienti.