Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Shkurt 2021, 09:09

Pas 6 vitesh, Kim Kardashian firmos divorcin nga Kanye West dhe bën këtë kërkesë

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian ka firmosur divorcin nga Kanye West. Dyshja i kanë dhënë fund martesës pas 6 vitesh, siç raportojnë mediat e huaja.

Kim ka kërkuar kujdestarinë e përbashkët ligjore për 4 fëmijët e tyre. TMZ ka bërë të ditur se Kanye është dakord me këtë marrëveshje dhe të dy do të kujdesen si gjithmonë për fëmijët.

Përsa i përket pronave, ish-çifti nuk e kanë arritur akoma një marrëveshje. Kujtojmë se Kim dhe Kanye janë martuar me 24 maj të vitit 2014.