Nga Shqipëria / E Premte 19 Shkurt 2021, 23:11

Andi pranon të dalë në takim me Sarën, Jasmina e kërcënon

Në puntatën e sotme të "Përputhen", konkurrentja Sara Malaj u refuzua në takim nga Mevlani dhe Murati. Më pas ajo zgjodhi Andin, i cili pranoi.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga Jasmina, e cila e ka shprehur hapur pëlqimin e saj për të, aq sa dhe e ka puthur befasisht në studio. 

Pjesë nga biseda mes tyre:

Sara: Andin?

Jasmina: Avash aty mi motër

Andi: Po

Arjan Konomi: Atë gati e ke

Bora: Jasmin ça ishte ajo "avash" e?

Jasmina: Thjesht iu them kujdes të dyja anëve, kaq. Më shumë anës andej (drejtuar Andit), se këtej të bëjë cfarë të dojë

Bora: Me këtë kërcënim Andi, unë nuk e di si do të bësh ti një takim tjetër

Andi: Nuk ndihem i kërcënuar, po thjesht ajo mundet të flasë vetëm për vete

Jasmina: Edhe ti mundesh edhe të refuzosh, a kupton?