Këngëtari i njohur Robert Berisha ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në “Prive”, ku tregoi 5 ngjarjet më të mëdha të jetës së tij. Një ndër to ishte arrestimi në Gjermani.

Roberti tha se e ka provuar burgun që në moshën 17-vjeçare. Si instrumentist me grupin “Ilirët”, ai dhe pjesëtarët e tjerë kishin shkuar për koncert në Gjermani dhe ishin burgosur nga policia.

Cila ishte arsyeja e arrestimit? Ata kishin qëndruar tre muaj në Gjermani me një vizë dy javore. Roberti tha se i mbajtën vetëm një ditë në burg, por për shkak të ngjarjes e ka pasur të ndaluar udhëtimin në Evropë për 10 vite.



