Një qytetare ka ngritur alarm nga Infektivi. Ajo ka deklaruar se e ka dërguar të ëmën në spital, ndërsa tani nuk e di a është gjallë apo jo.
Sipas saj, të ëmës nuk i është dhënë as oksigjeni i duhur. Qytetarja shprehet se te Infektivi ka dëgjuar vetëm të bërtitura, pa kuptuar më shumë.
"Na shkatërruan dje. Mamasë i kishte shkuar oskigjeni 47, bërtisnin…sa këtej andej dhe nuk i jepnin oksigjenin e duhur. E kemi sjellë që dje dhe nuk dimë nëse është gjallë. E kanë bërë njeriun biznes. Sill kos, sill lëng frutash, di unë çfarë është këtu, di unë a është gjallë nëna ime moj,”- dëgjohet të thotë ajo.
Burimi: "Dosja.al"
