Konkurrentja Generda Braçe ka dhënë një intervistë për "Daily Love Story", në Tv Klan, ku ka folur për emocionet në prag të natës finale të spektaklit. Gjatë intervistës, ajo ka folur dhe për vajzën tjetër finaliste, Merin.

Teksa është pyetur nëse mendon se Meri ka ardhur për famë në "Love Story", Generda ka theksuar se nuk e beson një gjë të tillë duke njohur bukuroshen nga Elbasani.

"Këtë s’mund ta them, shpresoj që jo sepse nuk ka sens të arrish deri në fund për famë. Them se jo sepse Merin kam patur mundësinë edhe ta njoh dhe nuk më është dukur nga ato vajzat që futen për famë", është shprehur ajo.
