“Nëse e vazhdojnë me puthje në takim të parë, jam kurioze ta di me ça e vazhdojnë pastaj, përveç seksit. Kam frikë të shoh ndonjë takim tjetër të tyre”. Kështu u shpreh Antonela për takimin e Sarës dhe Atdheut në puntatën e sotme të “Përputhen”.

Nisur nga deklarata e saj, Andi e quajti Antonelën hipokrite, pasi dhe ajo ka puthur Mevlanin.
Andi: Pse je kaq hipokrite?
Antonela: Më fal, çfarë do të thotë hipokrite?
Andi: Gjërat që i bën vetë, ua thu tjerëve
Antonela: Ma shpjego fjalën hipokrite
Andi: Unë po ta them, gjërat që i bën vetë ua thu tjerëve
Antonela: Më shpjego fjalën hipokrite, jo çfarë bën Antonela
Andi: Hipokrite je kondradiktore me fjalët që i thu. Ti e bën puthjen vetë dhe thua pse e bën puthjen, pse kështu, pse ashtu
Antonela: Unë e kam bërë pas disa takimesh dhe nuk kam zhvesh asnjë person. Mos u fut si 7 në 13 tani dhe ti. Qetësohu nuk kemi asgjë personale

