Nga Shqipëria / E Premte 19 Shkurt 2021, 20:08

‘Me ça do vazhdoni, përveç seksit?’, Atdheu e lë Antonelën me gisht në gojë

Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua pjesa e tretë e takimit të Sarës dhe Atdheut. Si në dy pjesat e para, dyshja u treguan shumë të afërt me njëri-tjetrin, madje konkurrentja i dhuroi një të puthur.

Takimi i tyre nuk u prit aspak mirë nga Antonela e cila u shpreh: “Nëse e vazhdojnë me puthje në takim të parë, jam kurioze ta di me ça e vazhdojnë pastaj, përveç seksit. Kam frikë të shoh ndonjë takim tjetër të tyre”.

Mirëpo Atdheu zgjodhi ta injoronte duke i kthyer shpinën. “Nuk e dëgjova”, tha ai.