Moderatorja Aulona Musta dhe bashkëshorti, Tomi ishin të ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në pesë”, intervista e tyre e parë së bashku në një studio televizive.

Ata kanë treguar se janë njohur nga një shok i përbashkët, në klub.
“Njohja ishte nga një shok i përbashkët. Në klub", tha Tomi. "Ishte hera e parë që shiheshim, më tha je shumë simpatik, do të dashuroj direkt”, shtoi ai me shaka.

Ndërkohë, Aulona tregoi se njiheshin si fytyra dhe më parë. Dyshja thanë se me kalimin e kohës janë zbehur keqkuptimet dhe xhelozitë mes tyre.
View this post on Instagram



