Koronavirusi i ka marrë jetën një prej punonjësve të spitalit të Gramshit. Nazmi Xhaferi fatkeqësisht ka humbur betejën me virusin ditën e sotme. Lajmin e kanë dhënë kolegët nëpërmjet një reagimi ku kanë shprehur ngushëllimet, duke përmendur sakrificat dhe kontributet e dhëna në çdo situatë të vështirë.
Reagimi i plotë: Te nderuar qytetar!
Me hidherim te thelle njoftojme humbjen e jetes se nje prej punonjesve shembullor te Spitalit Gramsh, Z. Nazmi Xhaferri, si pasoje e infektimit me virusin COVID-19 ne krye te detyres.
I ndjeri u be heroi i pare ( me shpresen edhe i fundit) i personelit te Spitalit Gramsh, te cilet me vetmohim kane qe nga fillimi i kesaj lufte qe jane gadishmeri çdo dite perballe kesaj pandemie.
Familjaret, koleget dhe dashamiresit percjellin sot nje njeri me shume vlera dhe kontribut ne shoqerine tone duke mos i harruar sakrificat, punen dhe miresine qe ka percjell midis tyre.
Le te sherbeje kjo ndodhi si vepra e fundit e tij si punonjes i shendetesise duke ju drejtuar qytetareve qe te tregojne kujdesin e nevojshem per te shmangur infektimin nga COVID-19 pasi pasojat jane te paimagjinueshme.
Faleminderit per gjithçka!
U prefsh ne paqe!
