Nga Shqipëria / E Premte 19 Shkurt 2021, 16:04

Njihuni me 31-vjeçaren që refuzon të heqë qimet e fytyrës

Eldina Jaganjac 31 vjeç nga Kopenhaga, Danimarkë ka rënë në sy për paraqitjen e saj. Eldina nuk i heq qimet në fytyrë dhe sipas saj femrat shpenzojnë para dhe kohë kot për të hequr qimet.

Danezja i është rikthyer pamjes së saj natyrale duke mos hequr as vetullat dhe as qimet mbi buzë që prej Marsit 2020.

“Krahasuar me burrat, nga ne pritet të shpenzojmë shumë më shumë kohë dhe para për pamjen tonë vetëm për t’u konsideruar vizualisht të pranueshëm në shoqëri, veçanërisht kur jemi në hapësira publike. Nëse një burrë nuk rruhet dhe nuk i heq vetullat, askush nuk e vëren ose nuk e komenton dhe nuk është asgjë e jashtëzakonshme. Ashtu si shumë gra të tjera edhe unë nuk ndihesha mirë kur dilja jashtë nëse vetullat e mia nuk ishin të hequra dhe nuk do të shkoja në palestër nëse këmbët nuk ishin të pastruara.

Tani, unë kam zgjedhur të përqendrohem në detyrat dhe qëllimet që kam dhe jo tek paraqitja ime. Nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit. Unë nuk dua që të komentohem për zgjedhjet e mia personale dhe uroj që njerëzit ta bëjnë këtë gjë. Kur isha adoleshente ndihesha më pak femërore për shkak të vetullave të mia mjaft voluminoze dhe e ndjeja veten si të egër kur rriteshin qimet në trupin tim.

Vura re se shumica e vajzave përreth meje ishin në panik rreth moshës trembëdhjetë deri në katërmbëdhjetë dhe filluan të rruajnë dhe këputin çdo gjë të këputshme sepse ato dëshironin të pranoheshin si femra dhe u përpoqën të futeshin në rolin e tyre të ri si një grua e re. Kur fillova të kthehesha natyrale siç kam qenë, disa nga miqtë e mi thanë se dukesha mirë, disa nuk i vunë re dhe shumicës nuk i interesonte. Unë kam pasur disa komente të vrazhda, por shumë pak ishin nga të rriturit. Kryesisht kanë qenë adoleshentë në mediat sociale duke më mësuar se si të merrem me pamjen time personale dhe komentonin se tashmë kam vetëm një vetull. Kam parë disa djem të rritur që shikojnë këmbët e mia të parruar dhe vetullat sikur të kisha një kokë të tretë", është shprehur Eldina.

Eldina thotë se qimet në fytyrë e kanë ndihmuar të kuptojë se cili person është i duhuri për të dhe që nuk e ka paragjykuar.