Nga Shqipëria / E Premte 19 Shkurt 2021, 15:03

'Me punë arrihet çdo gjë', moderatorja shqiptare tregon si arriti të bëhej pjesë e televizionit

Kadrie Canolli një nga moderatoret më bukuroshe e më të suksesshme shqiptare është kthyer në një nga vajzat më të dashura për publikun. Kadria i hyri botës së televizionit 12 vite më parë dhe së fundmi u bë pjesë e RTV Dukagjini, duke moderuar në edicionin sportiv.

Në një intervistë të dhënë për Indeksonline, ajo dha një mesazh për vajzat e reja që kanë synime të mëdha në jetë, por që ëndrrat i lenë pezull.

“Realisht pjesë e televizionit jam qe nga viti 2009, ku paraqitjen e parë e kam pasur show-in Vip Shpija përkrah Shukit, pastaj kam vazhduar edhe me projekte të tjera televizive. Momentalisht jam pjesë e Radio Televizionit Dukagjini, ku e kam gjetë një mirëpritje dhe ngrohtësi jashtëzakonisht të madhe nga i gjithë stafi, dhe po ndihem shumë mirë dhe rehat. Për vajzat që kanë qëllime në jetë ju them se duhet të punoni, të keni përkushtim maksimal dhe mund të arrini secila me forca të veta, sepse suksesi i denjët vjen vetëm atëherë kur gjërat i bëjmë nga vetja, dhe sukseset e përhershme nuk do të mungojnë asnjëherë!

Sa i përket moderimit në edicionin sportiv ishte diçka që ka ndodhur spontanisht.

“Faktikisht moderimi i edicionit sportiv ka ardhur spontanisht, nuk është pse kam qene një adhuruese e madhe e sportit, po tani që kam filluar të jem pjesë e tij, e kam marrë me seriozitet dhe përkushtim të madh, edhe çka  është shumë e rëndësishme po më pëlqen shumë. Gazetaria dhe pjesa e moderimit  është pjesë e profesionit tim, pastaj kjo pjesë tjetër e modelingut është vetëm një hobi, po kohëve të fundit po cilësohet edhe si profesion, pasi që mundësitë për të kaluar edhe në tregun ndërkombëtar janë shumë më të mëdha dhe profitabile. Natyrisht bukuria është e mjaftueshme për një pjesë të suksesit, ndërsa gjitha të tjerat janë energjia, karizmi dhe dashuria ndaj punës, por patjetër duhet pasur edhe shkathtësi që të vlerësosh dhe të zgjedhësh me mençuri atë qe dëshiron ta arrish në jetë” tha ajo.

“Jam e përqendruar tek televizioni, por ne ndërkohë sigurisht që do të eksperimentoj edhe diçka rreth fushës së modës, ku faktikisht edhe vetëm se kam filluar me linjën time të parë të veshjeve.”, tha Kadria.

Viti 2020 ishte i suksesshëm, por edhe e kanë stopuar për projektet që ka pasur ti zhvillojë jashtë Kosovës.

“Viti 2020 ne përgjithësi ka qënë një vit i njëjte për te gjithë, tu e pas parasysh situatën me pandeminë Covid- 19. Për mua personalisht ka qënë edhe i suksesshëm në disa raste,  por duke stopuar shumë projekte që është dashur të bëhen jashtë Kosovës, si p.sh kampanjat e vazhdueshme me brandin Guess ku edhe jam imazh i markës në fjalë. Por jemi munduar bashkërisht me ekipin që të bëjmë të mundur disa nga to t'i realizojmë edhe këtu” tha moderatorja për Indeksonline.