Pak ditë më parë Jozefina Topalli humbi nënën e saj të shtrenjtë, një lajm të trishtë që e dha përmes rrjeteve sociale me një mesazh prekës.
Sot Topalli falenderoi të gjthë ata që i kanë dërguar mesazhe ngushëllimi dhe iu gjenden pranë në këto momente të vështira. Ish-kryeparlamentarja shkruan për të ëmën se ishte një heroinë dhe themeli i shtëpisë. Ajo ka treguar lidhjen e saj të fortë me të ëmën dhe momentet e fundit me të.

“Deshta me te dashte!”
Te dashur miq! Familja ime dhe une ju falenderoj me mirenjohje per mesazhet tuaja te aferta e ngushelluese.
Jeta e nanes sime ka qene nje kalvar kur ne ishim te vegjel, por une asnjehere nuk e kam degjuar ate te ankohej. Ishte nje heroine, por gjithmone me buze ne gaz,besimtare dhe me kurajo te madhe.
Do na ndihmoje zoti thoshte , edhe kur nuk kishim asnje leke , as per te blere buken thate. Ajo ishte themeli dhe kolona e shtepise. Ishte modeli qe gjithmone doja t’i afrohesha. Ndodhte kur isha e vogel qe te ndihesha e pasigurte dhe i kerkoja nanes te rrinte afer meje. Ajo me jepte doren, pastaj me shterngonte me trupin e saj dhe aty une isha me e sigurta ne bote, me e mbrojtura dhe me e lumtura. Isha ne krahet e nanes. Ne ishim shume te lidhura me njera tjetren. Ne ditet e fundit ajo po perpiqej te thoshte dicka, qe ne fillim nuk e kuptova. Pastaj ajo me veshtiresi e perseriti: -“Deshta me te dashte moj nane”, me doren qe levizte me veshtiresi drejt fytyres sime. Ai ishte perqafimi jone i fundit. Nana u kthy ne shtepine e Zotit, e mua me la nje trishtim te madh ne zemer e nje boshllek te tmerrshem", shkruan Topalli.

