Dy konkurrentët e "Përputhen", Sindi dhe Juli kanë qenë në vëmendje të mediave së fundmi për shkak të debatit të ndodhur në puntatën e të hënës. Me pak fjalë: Juli u shpreh se mamaja i kishte thënë se Sindi është "Si vaj Borshi, ekstra i virgjër". Sindi iu kthye me tone të larta Julit duke i thënë se ky është koment seksist dhe kërkoi largimin e tij nga studio.
Produksioni vendosi t'i pezullojë të dy nga programi. Dy ditë më parë "Xing.al" hapi një sondazh ku ju votuat se cili kishte të drejtë.
Nga 8977 votues, 85% kanë votuar për Julin, pra sipas tyre ai ka të drejtë.
7% kanë votuar për Sindin dhe 8% nuk i kanë dhënë të drejtë asnjërit.

