Nga Shqipëria / E Premte 19 Shkurt 2021, 11:11

'Mjeranë, dashuria s'është vetëm seks', Adriana u kthehet keq atyre që e gjykojnë për lidhjen me afrikanin

Vitin e kaluar Adriana Matoshi bëri publike lidhjen me futbollistin afrikan Keith Groeneveld. Çifti duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe Keith nuk ngurron t'i bëjë shpesh dedikime aktores shqiptare. 

Së fundmi Adriana vendosi që t’i futet edhe politikës. Ajo garoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2021, në krah të Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 60. Ajo ka marrë përkrahje nga shumë kolegë të saj artistë, e një ndër ta edhe humoristi Don Pifqi. Satiristi, emri i vërtetë i të cilit është Ramadan Behluli publikoi posterin e aktores në Facebook, duke e uruar. 

Mirëpo mes komenteve ka patur komentues që e kanë paragjykuar për lidhjen me Keith, por Adriana nuk ia ka kursyer përgjigjen.

“Njerëzit si disa nga komentuesi meritojnë të jetojnë si mjerana, qashtu qysh e kanë shpirtin! Dashuria nuk është veç seks o gubana, po ajo që juve iu mungon më së shumti, ajo që ju dhemb e përflitni! Mjer ju për shpirtrat e zi që i keni, qysh s’ju vjen turp prej Zotit? Zoti na ka krijuar, Zoti na gjykon, e juve Zoti shpirtrat e zi jua bëftë të bardhë, se badihava që lëkurën e keni të bardhë e të zdralaftë deri në qiell! Faleminderit Dan për përkrahjen, ke qenë i drejtë gjithë e të pafsha gjithmonë kështu me zemër të madhe”, ka shkruar aktorja.