Nga Shqipëria / E Premte 19 Shkurt 2021, 10:10

Can Yaman i propozon për martesë partneres italiane në mënyrën më të veçantë

Can Yaman ka ndërmarrë hapin e madh dhe i ka propozuar për martesë prezantueses italiane, Diletta Leotta. Aktori me origjinë shqiptare dhe shumë i famshëm nga telenovelat turke i ka bërë një propozim për martesë në qiell partneres së tij.

“Diletta dëshiron të martohesh me mua? Të dua, Can”, shkruhet në pamjet e publikuara në rrjet nga propozimi i aktorit.

Lidhja e tyre u zbulua muajin e kaluar nga revista "Chi", e cila publikoi foto të çiftit në momente private.

Më pas edhe vetë ata e konfirmuan lidhjen duke postuar foto me njëri-tjetrin.