Nga Shqipëria / E Premte 19 Shkurt 2021, 10:10

U lanë në burg, bashkëpunëtoret e Tires kërkojnë lirinë

Në 10 Shkurt Gjykata e Tiranës la në burg 3 infermieret dhe sanitaren e përshirë në skandalin e spitalit “Shefqet Ndroqi", pasi u akuzuan se merrin rryshfet për t’u kujdesur për pacientët me COVID.

Sot burime bëjnë me dije për ABC se Mira Bushi, Sheqerie Koci, Sidorela  Cela dhe sanitarja Rukije Hoxhaj kanë bërë ankim në Gjykatën e Apelit. Ato kërkojnë ndryshim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që i la në arrest me burg për 45 ditë duke i lënë kohë prokurorisë të sigurojë prova të reja.

Seanca për shqyrtimin e kërkesës së tyre do të mbahet në datë 23 Shkurt.