Këtë të enjte një qytetar nga Durrësi ka bërë një denoncim për emisionin "Stop". Ai ka treguar se nëna e tij ka pësuar hemorragji cerebrale dhe dyshohet për Koronavirus, por në spitalin e Durrësit nuk i kanë dhënë asnjë ndihmë mjekësore.
“Kam sjell nënën mbrëmë në orën 21:00 në Spitalin e Durrësit, ka pësuar hemorragji cerebrale dhe dyshojmë dhe për Covid. Tani është ora 11:00 dhe siç e shihni askush nuk e merr përsipër, po presim përgjigjen e tamponit që nuk e kanë bërë akoma. Se kur do e bëjnë dhe kur do vijë përgjigja, ne po rrimë në korridoret e spitalit të Durrësit”, është shprehur qytetari në një video për "Stop".
Minuta 2:44 në video:
