Nga Shqipëria / E Enjte 18 Shkurt 2021, 21:09

Piepero tregon si e përjetoi infektimin me Koronavirus: Kam pasur ankth, pagjumësi, kam marrë...

Mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero u infektua me Koronavirus vetëm disa ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës. Tashmë ai është shëruar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. 

Së fundmi, Pipero ka dhënë një intervistë për Klan News. Në një lidhje direkte me Mirela Milorin, ai ka treguar se e ka kaluar Koronavirusin në shtëpi, në formë të lehtë. Pipero ka rrëfyer se ka pasur ankth dhe pagjumësi që i ka zgjatur disa ditë. 

"Unë e kalova në kushte shtëpie, klinikisht formë e lehtë. Nga ana laboratorike dhe imazherike e konsideroj formë e mesme sepse kisha një prekje pulmonare më shumë se 30%. Por e kam kaluar në formë nga e lehtë nga të mesme, dhe e kam kaluar në kushte shtëpie me ndihmën e djalit sepse bashkëshorten nuk e kam pasur këtu, ka qenë jashtë vendit, dhe natyrisht nën kujdesin e kolegëve të mi infektologë, pneumologë, imazheristë, më kanë qëndruar pothuajse të gjithë pranë me këshillat e tyre. Kam pasur një lloj ankthi, këtë dua ta pranoj, frikë nuk kam pasur, por kam pasur një lloj ankthi dhe pagjumësie që ka zgjatur disa ditë, madje kam marrë dhe qetësues për të", është shprehur mjeku.