Nga Shqipëria / E Enjte 18 Shkurt 2021, 18:06

Juli rikthehet në 'Përputhen' dhe ja çfarë ka për të thënë

Juli dhe Sindi u pezulluan nga "Përputhen" pas një debati të ashpër në puntatën e së hënës. Gjithçka nisi nga komenti "Je si vaj Borshi, ekstra i virgjër" i Julit, që reveltoi keq konkurrenten.

Në puntatën e sotme të "Përputhen" Juli u rikthye në studio. Ai tha se përgjatë këtyre dy ditëve ka qëndruar në shtëpi, duke lexuar dhe duke ndenjur në qetësi. Konkurrenti shtoi se nuk ka internet në shtëpi dhe si rrjedhojë nuk i ka lexuar komentet që ka marrë.

'Përgjatë këtyre dy ditëve kam ndenjur në shtëpi, lexova ca libra, qetë. Komentet nuk i kam lexuar, të them të vërtetën nuk kam internet në shtëpi. Pashë që vijnë mesazhe, 10-20 mesazhe në minutë, s'kam pasur mundësi t'i lexoj apo t'i shikoj të gjitha. Për momentin e lashë, jam fokusuar jashtë kësaj", tha ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)