Një polic është pezulluar nga puna pasi në vend që t'i vendoste gjobë një vajze, e puthi atë. Ngjarja e pazakontë ndodhi në Peru dhe gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Vajza që shihet në video kishte thyer orën policore dhe kur polici e ndaloi, ajo e bindi të mos e ndëshkojë në këmbim të puthjes.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se polici është pezulluar nga detyra dhe po zhvillohen hetime për këtë rast.
Ibero Rodriguez, zyrtar për sigurinë e qytetarëve tha: "Kryetari ynë, Luis Molina, e ka marrë vendimin për ta pezulluar menjëherë këtë polic. Ekzistojnë disa shkelje: Vajza nuk e respekton distancën sociale dhe ai e lejon këtë gjë. Më pas, ai e heq maskën dhe i jep një puthje. Kjo është shkelje serioze dhe për këtë arsye ai është pezulluar".
