Paris Hilton ka festuar ditën e djeshme 40-vjetorin e lindjes. Në ditën e saj të vecantë ajo ka marrë një propozim për martesë nga partneri, Carter Reum.

Ai i ka propozuar gjatë festës së ditëlindjes, e cila është mbajtur në një ishull privat. Paris ka ndarë në rrjete sociale disa momente nga surpriza magjike, ku shihen të dy të veshur me të bardha, duke u përqafuar dhe puthur me njëri-tjetrin.

“Kur gjen shpirtin tënd binjak ti jo thjesht e di, por e ndjen. Unë dhe dashuria ime kemi qenë bashkë që prej takimit të parë dhe për ditëlindjen time ai organizoi një udhëtim në këtë parajsë tropikale. Teksa shkonim për të ngrënë darkë buzë detit, ai u ul në gjunjë dhe më propozoi. Sigurisht që thashë po! S’ka asnjë tjetër me të cilin do të doja të jetoja përgjithmonë”, ka shkruar biznesmenja krahas postimit në Instagram.
Kujtojmë se kjo është hera e katërt që Hilton merr një propozim për martesë. Asaj i ka propozuar modeli Jason Shaw në 2002-in, Paris Latsis në 2005-ën dhe aktori Chris Zylka në 2018-ën.
View this post on Instagram




