Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë me datë 18 qershor të vitit që lamë pas. Aktorja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Emi.

Sot janë bërë 8 muaj që nga lindja e vogëlushes dhe prindërit nuk mund të ishin më të emocionuar. Jonida ka ndarë në rrjete sociale një foto të tortës, shoqëruar me një dedikim plot ndjenjë.

“Drita e syve të mi sa shpejt po rritesh”, ka shkruar ajo. Aktorja ka treguar se Emi i ka ndryshuar jetën. Ajo publikon shpesh foto pranë saj në rrjete sociale.




