Në Pediatrinë Infektive janë shtruar 8 fëmijë të infektuar me Covid gjatë 24 orëve të fundit.
Burime për "abcnews.al" bëjnë me dije se dy prej fëmijëve të infektuar me Covid janë në gjendje të rëndë dhe aktualisht ndodhen në terapi intensive.
Nga fillimi i pandemisë dhe deri më tani të infektuar me Covid janë 2000 fëmijë mes 95,726 personave të infektuar gjithsej.
