Nga Shqipëria / E Enjte 18 Shkurt 2021, 12:12

'Këto imazhe i shihja çdo ditë', Emina kujton periudhën e vështirë të fëmijërisë

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj ka kujtuar periudhën e vështirë të luftës në Kosovë dhe përmes postimeve në Instastory ka treguar se edhe sot e kësaj dite mban mend nga fëmijëria kohën kur i shihte në televizor imazhe nga lufta.

"Këto janë imazhet që unë mbaj mend nga fëmijëria. Më kujtohet që e shikoja këtë në TV çdo ditë. Më kujtohet gjithashtu kur nëna ushqente dhe vishte refugjatët e Kosovës në shtëpinë tonë, dhe babai im me pjestarët e tjerë të fshatit duke u përpjekur për t’i çuar ata në vend të sigurt. Të festosh të drejtën për të ekzistuar duhet të konsiderohet si diçka normale. Kjo është arsyeja përse un sot festoj për të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë”, ka shkruar Emina.

Teksa me një postim tjetër modelja ka uruar Pavarësinë me një foto ku shfaqet me flamurin e Kosovës. "Urime Kosovë, gjithmonë liria", shkruan Emina.