Nga Shqipëria / E Enjte 18 Shkurt 2021, 12:12

Grabitet shtëpia e futbollistit shqiptar, i vjedhin 70 mijë euro, orë të shtrenjta...

Futbollisti shqiptar, Rey Manaj ka rënë pre e hajdutëve. Në shtëpinë e sulmuesit shqiptar, i cili dje shënoi dy gola me fanellën e Barcelona B, kanë hyrë hajdutë.

Lajmin e bënë të ditur menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, i cili zbulon çfarë ka ndodhur përmes një postimi në rrjetet sociale.

Xhani tregon se Reit i janë vjedhur në shtëpi 70 mijë euro cash dhe tre ora të shtrenjta.