Pak ditë më parë Stresi shpërtheu në rrjete sociale kundër Roza Latit dhe shkak u bë intervista e fundit e Rozës tek emisioni "Rudina". Moderatorja gjatë një loje duhej të zgjidhte një emoji për çdo personazh. Kur erdhi rradha e Stresit dhe e Keisit, Roza zgjodhi emojin zemër për Stresin duke thënë se ai është djalë shumë i mirë dhe korrekt ndërsa për Keisin zgjodhi emojin e jashtëqitjes.
Stresi e publikoi këtë moment në Instastory duke i shkruar Rozës: "Roza si do ndiheshe të ofendoj nënën ty? Keisit s’i vijnë as te themra vajza si ty".

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Roped With Olsi”, Roza tregoi se i ka prishur marrëdhëniet me Stresin dhe i vjen shumë keq për këtë pasi kanë patur respekt për njëri-tjetrin.
“Stresi. Më vjen shumë keq se e kam shumë xhan. Është super çun, e dua shumë. Nga gjithë reperët që kam patur në studio është i vetmi që s’ma ka lujt. Është më korrekti. Por, kur e pata në studio dhe i dhashë prioritet për skandalin që ka patur atëherë që ta nxjerrja sa më mirë u çua ajo vajza që s’ia mbaj mend emrin. Bashkëshortja e tij, nuk e di a janë akoma bashkë. Ajo pati një reagim shumë të keq. Pati një përplasje dhe unë ndjej një lloj barriere me Stresin dhe e du fort si çun", tha Roza.

Pas intervistës së moderatores, ka reaguar, Keisi e cila është e qartë që e ka drejtpërdrejt me Rozën duke u shprehur se ajo sillet sikur nuk e mban mend emrin e saj dhe po kërkon famë.

“Është e fortë kur përpiqen të sillen sikur unë jam e parëndësishme për ta “nuk e mbajnë mend emrin tim” ndërkohe më përmendin në çdo intervistë që kanë … pas asaj skeçi palidhje unë reagova, dhe më pas e mbylla si temë. Nuk e ndjeva të arsyeshme të merresha me këtë temë edhe pse mu kushtuan 550 story…. Tani të mos flasim për njerëzit që kërkojnë famë kur vetë e ndërtojnë karrierën në kurriz të famës së “kolegëve”. Unë nuk ha bukë nga fama, nuk me hyn në punë, por ndoshta aty ju djeg dhe dalin në atë përfundim. Gjithsesi, emrin tim nuk kanë pse ta mbajnë mend apo ta përmendin se nuk kam lidhje me njerëz të tillë! Sot ndihem shumë e çliruar kur shoh që e bëjnë vetë të ditur që unë nuk kam lidhje me to sepse të them të drejtën më vjen turp të shkruajnë portale për mua ku ngjit krah fotos time, te jetë fotografia juaj”, shkruan Keisi.

