Sot janë bërë 13 vite nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Në këtë ditë të shënuar nuk ka munguar një urim publik nga reperja Rina Balaj, e cila për më tepër ka zbuluar tatuazhin e veçantë në trupin e saj, dedikuar Kosovës.

Zjarri, hekurat e burgut dhe flutura-këto janë përdorur si simbole nga Rina për të përshkruar situatën e vështirë të vendit në vitit 1999.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë kosovë! Sot më shumë se kurrë, lutem për liri dhe drejtësi për të gjithë ne. (Zjarri, burgu, dhe fluturat i dedikohen të gjithë qytetarëve të Kosovës që i mbijetuan luftës në vitin 1999, vitin kur unë linda", ka shkruar reperja krahas fotos ku tregon tatuazhin në krah.



