Fjoralba Ponari është infektuar për herë të dytë me Koronavirus dhe është izoluar në shtëpi. Ajo ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjete sociale, ku ka treguar simptomat: dhimbje kockash, temperaturë, humbje balance dhe tension i ulët.

Një ndër ndjekësit e ka pyetur se kush po i mungon më shumë gjatë izolimit dhe Fjoralba i ka thënë të gjitha me një foto. Ajo ka publikuar një foto pranë të dashurit të saj, duke e shoqëruar me një emoji të mërzitur.

Kujtojmë se partneri i moderatores quhet Françesko dhe është atlet në sportin e xhudos në Tiranë, si dhe inxhinier software.




