Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Shkurt 2021, 19:07

U infektua sërish me Koronavirus, Fjoralba Ponari po e vuan mungesën e këtij personi

Fjoralba Ponari është infektuar për herë të dytë me Koronavirus dhe është izoluar në shtëpi. Ajo ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjete sociale, ku ka treguar simptomat: dhimbje kockash, temperaturë, humbje balance dhe tension i ulët.

Një ndër ndjekësit e ka pyetur se kush po i mungon më shumë gjatë izolimit dhe Fjoralba i ka thënë të gjitha me një foto. Ajo ka publikuar një foto pranë të dashurit të saj, duke e shoqëruar me një emoji të mërzitur. 

Kujtojmë se partneri i moderatores quhet Françesko dhe është atlet në sportin e xhudos në Tiranë, si dhe inxhinier software.