Moderatorja Fjoralba Ponari është infektuar për herë të dytë me Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjete sociale.

Fjoralba ka treguar se kanë kaluar të paktën 7 muaj që nga infektimi i saj i parë, por këtë herë situata paraqitet më keq. Ajo ka zbuluar disa nga simptomat si dhimbje kockash, tension i ulët, temperatura dhe humbje e balancës.

"Keq shumë kësaj radhe. Temperatura, mungesa e shijes apo kolla paskan qenë lule krahasuar me dhimbjen e kockave që po heq kësaj radhe. Tension i ulët (që s’më ka ndodhur kurrë) dhe humbje e balancës ( e justifikova me pagjumësinë dhe lodhjen në punë), më bënë të kisha dyshime, por prapë më dukej e vështirë duke pasur parasysh që e kisha kaluar dhe sa e kujdesshme kam qenë. Pikat mbi “i” i vuri temperatura në darkë dhe dhimbja therëse e kockave", ka shkruar Fjoralba.






